“Babi është këtu” - pamjet emosionuese kur nxirret vajza e vogël nga rrënojat

Azia

“Babi është këtu” - pamjet emosionuese kur nxirret vajza e vogël nga rrënojat

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:03
Pamje nga Siria

Pamje emocionues janë shfaqur në mendiat ndërkombëtare nga aksioni i kërkim shpëtimit në Siri.

Një video e publikuar nga Skynews tregon momentin kur shpëtohet një vajzë e vogël e mbetur nën rrënoja.

Ekipet e emergjencave pastrojnë me duar inertet e rëna dhe ajo nxirret jashtë në gjendje të mirë shëndetësore.

Babai dëgjohet duke i thënë vajzës së tij të vogël, Nour, “Babi është këtu, mos ki frikë”, ndërsa ekipi i kërkim-shpëtimit hyn nëpër shkëmbinj për ta nxjerrë atë nga thellësitë poshtë.

Vullnetarët nga Mbrojtja Civile Siriane, të njohur si Helmetat e Bardha, shihen duke i thënë Nourit që “të shikojë nga babai i saj” ndërsa e nxjerrin me kujdes nga rrënojat.

Fytyra e saj e mbuluar me pluhuri del nga rrënojat në qytetin e Jinderis të kontrolluar nga opozita, në veri të Aleppos.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në temperatura jashtëzakonisht të ftohta duke kërkuar për më shumë të mbijetuar pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin të hënën në mëngjes.

Më shumë se 5 mijë persona kanë vdekur, ndërkohë që shumë të tjerë që dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja në Turqi dhe Siri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat