Autobusi bie nga autostrada duke lënë 14 pasagjerë të vrarë, 63 të plagosur në Pakistan

Azia

Autobusi bie nga autostrada duke lënë 14 pasagjerë të vrarë, 63 të plagosur në Pakistan

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 16:32
Pamje nga aksidenti

Autobusi besohet se transportonte dasmorë nga kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad drejt Lahore kur pësoi aksidentin e rëndë, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Policia tha se ka evakuar të bllokuarit por tha se numri viktimave mund të rritet prej përplasjes së rëndë.

Autobusi i pasagjerëve kishte rënë nga ura e autostradës dhe ishte përmbysur pranë qytezës së Kallar Kahar në provincën Punxhab, tha kreu i policisë Quratulain Malik, duke shtuar se të vrarët e të plagosurit ishin dërguar në spital.

Kryeministri Shahbaz Sharif shprehi dhimbjen e tij për humbjet e jetëve dhe urdhëroi autoritetet të japin të gjithë ndihmën e mundshme mjekësore për të mbijetuarit.

Edhe muajin e kaluar një aksident i rëndë autobusi ndodhi në Pakistan, ku pas përplasjes mjeti ra nga ura duke vrarë 40 njerëz në zonën jugore të Lasbela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat