Ky është momenti kur gjashtë turistë lëndohen pasi vetura e tyre bie në humnerë, derisa udhërrëfyesi i tyre me çdo kusht tenton të rikthehet nga kishte ardhur, pasi u ishin vërsulur dy rinoqerontë.
Pamjet shfaqin dy kafshët gjigante në parkun nacional në perëndim të Bengalit të Indisë, i vërsulen veturës me turistë.
Pavarësisht se udhërrëfyesi tenton të kthehet pas me shpejtësi të madhe, nga frika se do ta pësojnë nga kafshët rrokulliset dhe bie në humnerë.
Turistët e pushtuar nga paniku dëgjohen duke bërtitur, pak para se vetura e tyre të rrokulliset dhe të mbetet me rrotat lart e kulmin në tokë.
Si pasojë e kësaj, gjashtë turistë janë lënduar dhe menjëherë janë dërguar për trajtim në qendrën medicinale Madarihat.