Një apartament banimi shumëkatësh u shemb në Nju Delhi të Indisë të mërkurën, njoftuan mediat lokale të lajmeve.
Njësia zjarrfikëse ka marrë informacion për ngjarjen në orën 15:05 sipas një raporti tyre, duke cituar zyrtarë të policisë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në Vijay Park në Bhajanpura, ku ndodhej ndërtesa, thuhet në raport.
Një video e xhiruar nga vendasit dhe e konfirmuar nga policia është shpërndarë në mediat sociale.
Së paku deri më tani nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur dhe arsyeja e shembjes.
Ndërkohë është raportuar se ndërtesa ishte evakuuar, pasi me gjasë “pritej të ndodhte një gjë e tillë.