Popullsia e Japonisë shënon rënie rekord në vitin 2022

Azia

Popullsia e Japonisë shënon rënie rekord në vitin 2022

Më: 13 prill 2023 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Japonia në vitin 2022 ka shënuar një rënie rekord prej gjysmë milioni banorësh në popullsinë e saj tashmë në pakësim, duke regjistruar vitin e 12-të radhazi në rënien e popullsisë.

Sipas të dhënave tw qeverisë japoneze, ‘Kyodo News’ popullsia e vendit u pakësua për 556 mijë banorë në vitin 2022 duke shkuar në 124,9 milionë, me çka numri i shtetasve japonezë regjistroi rënie rekord që nga mbledhja e të dhënave të popullsisë në vitin 1950, shkruan AA.

Tendenca alarmante sugjeron një nevojë të menjëhershme që Tokio të krijojë një sistem social për të përballuar sfidën e dyfishtë të nivelit në rënie të lindjeve dhe popullsisë në plakje.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjitha 47 provincat e Japonisë, përveç Tokios, shënuan rënie të numrit të banorëve në baza vjetore.

Popullsia e provincës Okinawa, e cila përfshin mbi 150 ishuj, u pakësua me 0,01 për qind, respektivisht hera e parë që shënon rënie që nga kthimi i saj në sundimin japonez në vitin 1972.

Vendi gjithashtu shënoi një rënie të popullsisë së punës apo personave të moshës 15-64 vjeç, respektivisht për 296 mijë banorë, duke shkuar në gjithsej 74,2 milionë. Ky grup përbën 59,4 për qind të popullsisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat