India pritet ta kalojë Kinën me numrin e popullsisë

Azia

India pritet ta kalojë Kinën me numrin e popullsisë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

India pritet që ta kalojë Kinën, për t’u bërë vendi më i populluar në botë.

Kjo pritet të ndodhë nga mesi i vitit 2023, thonë të dhënat e lëshuara nga Kombet e Bashkuara.

Numri i popullsisë së Indisë pritet që të arrijë në një miliard e 428.6 milionë, kundrejt Kinës që pritet të ketë një miliard e 425.7 milionë, raporton BBC.

Kjo tregon se India do të ketë 2.9 milionë banorë më tepër sesa fqinji aziatik.

Të dyja vendet përbëjnë një të tretën e popullsisë globale për më tepër se 70 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat