Udhëheqësi suprem i Iranit: Edhe një amerikan në Irak është i tepërt

Azia

Udhëheqësi suprem i Iranit: Edhe një amerikan në Irak është i tepërt

Më: 30 prill 2023 Në ora: 08:11
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka thënë presidentit të Irakut Abdul Latif Rashid se prania e “madje edhe një amerikani në Irak është e tepërt”.

Sipas mediave të huaja, të dy u takuan në Teheran të shtunën në vizitën e parë të Rashid në Iran si kreu i shtetit që nga zgjedhja e tij tetorin e kaluar.

Rashid zhvilloi gjithashtu takime me presidentin Ebrahim Raisi dhe kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf.

“Amerikanët nuk janë miq të Irakut”, citohet të ketë thënë Khamenei nga faqja e tij zyrtare.

Krahas theksit të tij për dëbimin e Shteteve të Bashkuara nga vendi fqinj, lideri suprem theksoi gjithashtu se Irani e konsideron përparimin e Irakut si një rëndësi të madhe për Iranin dhe tha se marrëveshjet dypalëshe të sigurisë dhe ekonomike që u nënshkruan muajin e kaluar duhet të zbatohen plotësisht.

Rashid u citua të ketë thënë se qeveria e tij do të përpiqet të thellojë lidhjet me Iranin dhe dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjet.

Ndryshe, në fund të nëntorit, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani u bë zyrtari i parë i lartë nga administrata aktuale që vizitoi Teheranin, ai u takua gjithashtu me Khemenein dhe Raisin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat