Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Egjipt, ku si pasojë kanë humbur jetën 25 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë.
Mediat e huaja shkruajnë se një autobus është përplasur me një kamion ku si pasojë kanë humbur jetën 25 persona.
Sipas hetimeve paraprake aksidenti ka ndodhur në rrugën Karga – Assiut në drejtim të Kajros, ku autobusi i një kompanie transporti turistik është përplasur me një kamion rimorkio dhe është përmbysur.
Përplasja ndodhi rreth 400 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit egjiptian, në rajonin e Luginës së Re në kufi me Libinë.