Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë është regjistruar në Filipine.
Lëkundjet janë ndjerë mëngjesin e së enjtes në orën 05:19, sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Mësohet se lëkundjet kishin një thellësi fokale prej 2 km dhe një epiqendër 77 km në verilindje të qytetit Wawa.
Nuk dihet nëse ka dëme nga tërmeti në fjalë.