Të paktën 31 persona janë vrarë kur një shpërthim ndodhi në një restorant në qytetin veriperëndimor kinez të Yinchuan në prag të një feste popullore lokale, sipas mediave shtetërore, përcjell Bota sot.
"Një rrjedhje e gazit të lëngshëm të naftës ... shkaktoi një shpërthim gjatë funksionimit të një restoranti barbekju," tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua për shpërthimin në mbrëmje të së mërkurës, duke cituar komitetin rajonal të Partisë Komuniste.
Shtatë persona të tjerë po merrnin trajtim mjekësor, tha agjencia, me një prej tyre në "gjendje kritike".
Dy të tjerë kishin pësuar djegie të rënda, dy kishin lëndime të lehta dhe dy kishin gërvishtje të shkaktuara nga xhamat fluturues, tha Xinhua.