Gjendet një trup pa kokë në një dhomë hoteli në Japoni, vrasësi mori kokën në një çantë?

Azia

Gjendet një trup pa kokë në një dhomë hoteli në Japoni, vrasësi mori kokën në një çantë?

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Trupi i një burri pa kokë u gjet në një dhomë hoteli në Japoni. Trupi i prerë besohet se i përket një 62-vjeçari vendas, raporton transmetuesi shtetëror NHK News.

Hoteli ndodhet në lagjen e dritave të kuqe të Sapporo, një qytet në ishullin më verior japonez të Hokkaido, transmeton Telegrafi.

Trupi dyshohet se u gjet nga stafi në banjën e një dhome në katin e dytë të hotelit, raporton Sky News.

Sipas NHK News, policia analizoi pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, që dyshohet se tregonin një burrë që hynte me një person tjetër të shtunën mbrëma.

Një person tjetër u pa duke u larguar vetëm nga hoteli rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Kyodo News raporton se personi është parë duke u larguar me një valixhe të zezë që policia beson se kishte kokën dhe rrobat e viktimës.

Nga autopsia e trupit rezultoi se koka ishte prerë me mjet prerës kur viktima tashmë kishte vdekur.

Policia është në kërkim të një personi që është parë duke dalë nga dhoma e hotelit, dhe më shumë se 200 oficerë thuhet se janë përfshirë në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat