Izraeli sot e ka mbaruar operacionin e tij në kampin Jenin të Palestinës.
BBC ka shkruar se njerëzit në Jenin sot u zgjuan duke parë rrugët e tyre të mbushura me mbeturina dhe duke parë makina të përfshira nga flakët si pasojë e përleshjeve që u zhvilluan gjatë natës.
Njëri prej banorëve të Jeninit, Mustafa Shita, ka thënë se e gjithë infrastruktura e qytetit është shkatërruar nga operacionet ushtarake.
“Ata shkatërruan infrastrukturën e kampit të refugjatëve Jenin. Unë punoj në fakt në Teatrin e Lirisë, është në mes të kampit të refugjatëve Jenin dhe nuk na lejojnë të jemi aty, na kërcënojnë gjatë gjithë kohës”.
Mustafa tha se mungesa e ushqimit ka qenë një problem, duke shtuar se tregu ka qenë i mbyllur për dy ditët derisa forcat izraelite ishin në Jenin.
Disa prej njerëzve atje janë ndjerë të lumtur që forcat izraelite e kanë ndërprerë operacionin, madje disa e llogarisin edhe si fitore këtë, shkruan BBC.