Momente frike dhe terrori kanë përjetuar pasagjerët e një avioni me pasagjerë në Kinë. Pasagjerët dhe ekuipazhi u “zhvendosën” nga vendet e tyre për shkak të turbulencave. Sipas Daily Mail, të paktën një pasagjer dhe një anëtar i ekuipazhit u plagosën.
“Gjysma e parë e fluturimit ishte e qetë. Papritmas në 30 deri në 40 minutat e fundit pati turbulenca të forta”, tha një nga pasagjerët.
Ai përgëzoi anëtarët e ekuipazhit pasi, të cilët pavarësisht frikës së tyre ata sakrifikuan veten për të mbrojtur pasagjerët që nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.
Më pas ndihmuan me profesionalizëm dhe qetësi të gjithë ata që kishin pësuar lëndime.