Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 dyshohet se janë varrosur të gjallë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Indi, pas disa ditësh reshjesh.
Mes shiut të vazhdueshëm, punonjësit e urgjencës janë përpjekur të gjejnë të mbijetuar.
“Aty jetonin gjithsej 48 familje. Rreth 75 persona janë shpëtuar dhe pesë persona kanë humbur jetën deri më tani”, tha zëvendëskryeministri i shtetit Devendra Fadnavis në Twitter.
Massive landslide on Irshalwadi village in Khalapar taluka of Raigad district happened at 11:00pm last night.
— NK (@nirmal_indian) July 20, 2023
5 dead so far with over 100 people still trapped!#MumbaiRains #MaharashtraRainspic.twitter.com/tguwxCR9jw
Raportet fillestare thanë se rreth 100 njerëz ishin të bllokuar nën rrënojat dhe ekipet e shpëtimit po luftonin për të gjetur të mbijetuar.
Reshjet e pandërprera i shtynë autoritetet të mbyllnin shkollat, përmbytën rrugët dhe ndërprenë shërbimet e trenave në Maharashtra, shteti më i pasur i Indisë.