Ndërprehen kërkimet në një fshat indian, 27 të vdekur

Azia

Ndërprehen kërkimet në një fshat indian, 27 të vdekur

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:51
Indi

Ekipet indiane të shpëtimit e kanë ndërprerë kërkimin për të mbijetuarit e një rrëshqitjeje dheu që goditi një fshat në shtetin perëndimor të Maharashtra të enjten, duke vrarë të paktën 27 persona, tha një zyrtar.

“Ato janë ndërprerë dhe janë mbyllur”, tha zyrtari i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive për Reuters.

Ai shtoi se me shumë se 50 persona janë ende të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut goditi fshatin malor Irshalwadi, që është rreth 60 kilometra nga Mumbai, duke rrafshuar disa shtëpi.

Fshati vlerësohet të ketë qenë shtëpia e të paktën 225 njerëzve, më shumë se 80 prej të cilëve arritën të shpëtojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat