Bangladeshi përballet me numër rekord të vdekjeve nga “ethet e dengës”

Azia

Bangladeshi përballet me numër rekord të vdekjeve nga “ethet e dengës”

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Bangladeshi po përballet me një shpërthim rekord vdekjeprurës të atyre që njihen si “ethet e dengës”. sëmundje kjo që si simptoma kryesore ka temperaturën e lartë, dhimbje kyçesh dhe të vjella.

Spitalet po përpiqen të krijojnë vend për pacientët pasi sëmundja po përhapet me shpejtësi të madhe.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën 293 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i vitit 2023 dhe gati 61 mijë 500  janë infektuar, shkruan Reuters.

Zyrtarët shëndetësorë kanë bërë të ditur se spitalet, veçanërisht në kryeqytetin Dhaka, po përpiqen të gjejnë hapësirë për numrin e madh të pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Qeveria ka nisur iniciativa për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat, duke filluar kështu nga fushatat ndërgjegjësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat