Një projektligj që ndalon fjalimin dhe veshjen “e dëmshme për shpirtin e popullit kinez” ka ndezur debat në Kinë.
Nëse ligji hyn në fuqi, personat e shpallur fajtorë mund të gjobiten ose burgosen, por propozimi nuk përcakton ende se çfarë përbën si shkelje, raporton BBC.
Përdoruesit e mediave sociale dhe ekspertët ligjorë kanë bërë thirrje për më shumë qartësi për të shmangur zbatimin e tepruar.
Ligji i veshjeve ka tërhequr reagime të menjëhershme nga publiku – me shumë online që e kritikojnë atë si të tepruar dhe absurd.
Klauzolat e diskutueshme sugjerojnë që njerëzit që veshin ose detyrojnë të tjerët të veshin veshje dhe simbole që “minojnë shpirtin ose lëndojnë ndjenjat e kombit kinez” mund të ndalohen deri në 15 ditë dhe të gjobiten deri në 5,000 juanë, vlera monetare e Kinës.