Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Noida të Indisë ku një i porsalindur 5-6 ditësh është gjetur i hedhur në kanal.
Kalimtarët dëgjuan të qarën e tij dhe u habitën kur vunë re se minjtë i kishin ngrënë buzët dhe gishtat.
Oficerët e policisë e dërguan djalin në spital ku mjekët e trajtuan dhe stabilizuan gjendjen e tij.
Prindërit e të porsalindurit nuk janë gjetur ende dhe nuk dihet arsyeja e braktisjes së tij.
Më herët në shtator, në një tjetër incident të ngjashëm në Andhra Pradesh, një i porsalindur u gjet i braktisur në një kanal të ngushtë të hapur.
#Noida : A 5-6 days old newborn baby was lying in the drain. The rats were scratching, had gnawed away at his lips and a toe. Passersby stopped after hearing the crying, Noida Phase 3 Police immediately got him admitted to the hospital. The #child is now out of danger. Why people… pic.twitter.com/HHfM4GV33k
— mishikasingh (@mishika_singh) September 16, 2023
Vajza e porsalindur është dërguar me kohë në spital nga kalimtarët e rastit.