Sipas zyrtarëve lokalë palestinezë, sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 161 persona dhe kanë plagosur rreth 1000 persona.
Izraeli tha më herët se kishte filluar të sulmonte objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të "breshërisë së raketave" që ishin pjesë e një sulmi të paprecedentë nga militantët palestinezë, raporton BBC, transmeton "Bota sot".
Sulmi i së shtunës u përshëndet nga Irani dhe grupi militant Hezbollah, ndërsa u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore.
Vlen të theksohet se shpërthimi i fundit i madh i dhunës midis Izraelit dhe Hamasit ndodhi gjatë luftës 10 ditore në vitin 2021.