Hamasi thotë se ka lëshuar 150 raketa në qytetin qendror izraelit të Tel Avivit këtë mbrëmje, në hakmarrje për një sulm ajror izraelit që rrëzoi një ndërtesë të lartë në qytetin e Gazës.
Një ndërtesë banimi u shemb dhe dy të plagosur u nxorën nga rrënojat, citojnë mediat izraelite shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Videot në mediat sociale tregojnë një breshëri raketash mbi Tel Aviv.
Mediat lokale raportojnë se të paktën 10 persona janë plagosur.