Derisa intensiteti i luftimeve mes pjesëtarëve të Hezbollahut palestinez dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, raportohet për shumë të vdekur nga të dyja palët.
Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka publikuar një video të një sulmi ajror në Rripin e Gazës, ku objekte të ndryshme janë goditur me raketa.
Brenda objekteve të goditura nga izraelitët, dyshohet se ishin fshehur pjesëtarët e Hezbollahut, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Izraeli.
E deri më tani raportohet edhe për shumë të plagosur, ku numri i tyre shkon në mijëra nga ana e izraelitëve, por edhe nga palestinezët.
Izraelitët po tentojnë ta vënë nën kontroll situatën, pasi thonë se janë duke u sulmuar nga shtatë rajone të ndryshme.