LIVE: Hamasi kërcënon me vrasjen e pengjeve - “Zgjohet” SHBA, paralajmëron vendet që kërkojnë të sjellin destabilitet!

Azia

LIVE: Hamasi kërcënon me vrasjen e pengjeve - “Zgjohet” SHBA, paralajmëron vendet që kërkojnë të sjellin destabilitet!

Nga: Bota sot Më: 9 tetor 2023 Në ora: 06:26 Përditësuar në ora: 13:15 më 09.10.2023
Pamje nga lufta Izrael-Palestinë

Izraeli i thërret 300.000 rezervistë për luftën me Hamasin

Izraeli i ka thirrur rreth 300.000 ushtarë rezervistë si përgjigje ndaj sulmit befasues nga militantët e Hamasit, njoftoi të hënën një zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit.

Ushtria e përshkroi këtë thirrje si më të madhën në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.

Hamasi, i cili e kontrollin Rripin e Gazës, e nisi sulmin e fuqishëm befasues ndaj Izraelit të shtunën.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Ka shqetësime të mëdha për fatin e më shumë se 100 izraelitëve, të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Forcat izraelite thanë se i kanë sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

Izraeli urdhëron rrethimin e plotë të Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të hënën se e ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburanteve.

Izraeli e kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën bregdetare të saj, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të futen brenda pikave kufitare dhe të dalin jashtë tyre.

Ngjashëm, Egjipti kontroll se kush futet dhe kush del jashtë kufirit të tij me Gazën.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Autoritetet izraelite njoftuan se ushtria izraelite i ka sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

Alarme për sulme ajrore janë lëshuar të hënën në Jerusalem dhe në gjithë Izraelin, pasi Hamasi po vazhdon të hedhë raketa nga Gaza, sipas FMI-së.

Të hënën u raportua për së paku tri shpërthime në Jerusalem. Nuk është e qartë nëse shpërthimet erdhën si pasojë e rënies së raketave, apo parandalimit të tyre nga mbrojtja ajrore e Izraelit.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, tha se ushtria e ka rimarrë kontrollin në shumicën e komuniteteve afër Gazës, megjithëse luftime të izoluara me palestinezë të armatosur po vazhdojnë.

Herët mëngjesin e së hënës, ushtria tha se luftimet po zhvilloheshin në shtatë apo tetë vende brenda territorit Izraelit.

Izraeli i ka thirrur të hënën rreth 300.000 ushtarë rezervistë për të luftuar kundër Hamasit. Ushtria e Izraelit e përshkroi këtë thirrje si më të madhën në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.

Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit, si pasojë e sulmeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli në enklavën bregdetare, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare të hënën.

Njerëzit kanë ikur për shkak të frikës, ose për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga sulmet, tha zyra e OKB-së.

Cila është historia e konfliktit të Izraelit me Hamasin?

Izraeli ka një histori të gjatë armiqësie me Hamasin.

Ai luftoi me të në Gazë katër herë dhe kreu shumë operacione të tjera, duke shkaktuar qindra viktima palestineze.

Militantët e Hamasit lëshuan mijëra raketa kundër Izraelit, duke vrarë qindra izraelitë.

Izraeli e akuzon Hamasin për rrëmbimin e qytetarëve izraelitë dhe organizimin e protestave që kërcënojnë kufijtë e tij.

Hamasi dhe mbështetësit e tij, në anën tjetër, e akuzojnë Izraelin për shtypjen e palestinezëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre.

Ai udhëheq Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Hamasi në tërësi - ose në disa raste krahu i tij ushtarak - cilësohet si grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, si dhe nga fuqi të tjera./REL

OKB: Mbi 123.000 palestinezë zhvendosen brenda Gazës, pas bombardimeve izraelite

Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit, si pasojë e sulmeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli në enklavën bregdetare, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare.

Njerëzit kanë ikur për shkak të frikës, ose për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga sulmet, tha zyra e OKB-së.

Izraeli i nisi sulmet ajrore si hakmarrje ndaj një sulmi të papritur dhe befasues të militantëve të Hamasit të cilët i thyen barrierat kufitare dhe u futën në territorin e Izraelit të shtunën herët në mëngjes.

Sipas zyrës së OKB-së, Ministria e Gazës për Çështje Publike dhe Strehim tha se 159 njësi shtëpish janë shkatërruar në 1,210 të tjera janë dëmtuar rëndë nga bombardimet izraelite.

Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën e ujit dhe kanalizimit, duke i prekur më shumë se 400.000 njerëz, si dhe i kanë dëmtuar disa objekte shëndetësore.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Forcat izraelite thanë se i kanë sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit./REL

Ushtria izraelite thotë se ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve përreth Gazës

Nuk ka luftime midis trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (FMI) dhe Hamasit brenda Izraelit, dhe FMI ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Rripit të Gazës, u tha gazetarëve të hënën në mëngjes zëdhënësi i FMI, kundëradmirali Daniel Hagari.

Njoftimi vjen më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa dhe dërgoi luftëtarë përtej kufirit në një inkursion të ngjashëm të cilin Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948, shkruan CNN.

Ushtria izraelite thotë se ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Gazës, më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të papritur në të cilin u vranë më shumë se 700 njerëz.

Videot tregojnë tmerrin në terren, duke përfshirë një sulm në një festival muzikor ku shpëtimtarët izraelitë thonë se gjetën 260 njerëz të vdekur. Video të tjera tregojnë civilët izraelitë të marrë peng. Hamasi pretendon se po mban më shumë se 100 pengje, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

Izraeli ka goditur Gazën me sulme ajrore dhe zyrtarisht i ka shpallur luftë Hamasit të dielën. Më shumë se 400 palestinezë kanë vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, dhe kujdesi mjekësor është komplikuar nga ndërprerja e energjisë nga Izraeli në territor.

Izraeli i vazhdon luftimet ndaj Hamasit, dy ditë pas sulmit befasues

Izraeli njoftoi të hënën se i ka angazhuar forcat speciale në përpjekje për t’i çliruar katër zona nga luftëtarët e Hamasit, si përgjigje ndaj sulmit të papritur të grupit militant brenda territorit të Izraelit.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Izraeli njoftoi se i ka sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (FMI) njoftuan mëngjesin e së hënës se forcat e saj janë ende duke luftuar ndaj luftëtarëve të Hamasit në shtatë apo tetë zona në lindje të Izraelit, pranë Rripit të Gazës.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Shumë militantë janë vrarë, por ka të tjerë të cilën po fshihen nëpër shtëpi, sipas FMI-së.

Rreth 123.000 njerëz janë zhvendosur nga Gaza si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, njoftoi OKB-ja./rel

Babai izraelit zhduket pasi u përpoq të shpëtonte vajzën e tij nga sulmi në festival

Nga: A.M.

Një baba izraelit është zhdukur pasi ai nxitoi në një festival muzikor pranë kufirit Gaza-Izrael për të shpëtuar vajzën e tij gjatë një sulmi nga militantët e Hamasit, tha familja e tij për CNN të dielën.

Mark Peretz ishte në telefon me vajzën e tij Maya, e cila ishte në aktivitetin në natyrë të Nova Festival të shtunën, kur dëgjoi të shtëna armësh dhe ulërima.

“Kur filluam të kuptonim se Hamasi sapo i kaloi kufijtë… babai im e kuptoi që motra ime do të rrëmbehej së shpejti, kështu që ai vendosi të merrte makinën dhe filloi të udhëtonte drejt jugut”, tha djali i Peretz, Gilad Peretz.

Gilad tha se babai i tij arriti në vendin e festivalit rreth orës 8:30 të mëngjesit, raporton CNN, transmeton "Bota sot".

Kur ai thirri, "Dëgjova të shtëna dhe ai u përpoq të thoshte 'mos i qëlloni'," tha Gilad. Ai humbi kontaktin me babain e tij menjëherë pas.

"Ai mund të jetë i rrëmbyer ose i vdekur në këtë moment," tha Gilad.

Motra e tij Maya arriti t'i shpëtonte militantëve të Hamasit duke vrapuar dhe fshehur në shkurre dhe kosha plehrash, dhe më vonë u strehua në një stacion policie, tha Gilad. Ajo u kthye në shtëpi e sigurt.

“Babai im është një luftëtar. Ai është një familjar dhe ai thjesht u përpoq të shpëtonte vajzën e tij. Jeta do të vazhdojë. Unë (kam) shpresë me të. Na mungon ai”, tha Peretz.

Punonjësit izraelitë të shpëtimit thanë më vonë se gjetën të paktën 260 trupa në vendin e festivalit. Disa pjesëmarrës u morën peng, të parë në videot e mediave sociale duke u sekuestruar nga rrëmbyesit e tyre të armatosur.

Sulmet ajrore izraelite rrafshojnë ndërtesat e banimit dhe xhamitë në Gaza - numri i të vdekurve rritet

Numri i të vdekurve në Gaza u rrit në të paktën 436 persona të hënën.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të hënën se sulmuan 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez gjatë natës, raporton CNN, transmeton "Bota sot".

Ministria e Brendshme palestineze tha se shumica e objektivave ishin “kulla, ndërtesa banimi, objekte civile dhe shërbimi dhe shumë xhami”.

Xhamitë dhe shtëpitë e goditura: IDF-ja pretendoi të hënën se dy asete operacionale të Hamasit u goditën brenda një xhamie në Gaza. Ai pretendoi se kishte goditur shtatë qendra të tjera komanduese të Hamasit, një qendër komanduese të Xhihadit Islamik dhe ndërtesa të shumta shumëkatëshe, duke përfshirë shtëpinë e sekretarit të Hamasit, Ruhi Mashtaa.

Hamasi mohoi se ndërtesat e synuara ishin përdorur nga grupi militant, duke thënë se shtëpitë e banimit ishin në shënjestër pa paralajmërim.

Mijëra të zhvendosur: Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) tha se rreth 74,000 njerëz në Gaza u zhvendosën dhe u strehuan në shkollat e tyre. Këta numra "ka të ngjarë të rriten ndërsa bombardimet e forta dhe sulmet ajrore vazhdojnë duke përfshirë zonat civile", tha ai.

Agjencia tha se një shkollë e UNRWA që strehonte njerëz u godit drejtpërdrejt.

Irani e mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Irani e ka mohuar se është i përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili shkaktoi mijëra viktima në fundjavë.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se “masat e forta që i ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, okupim dhe krime të urrejtjes kryera nga regjimi i jashtëligjshëm zionist”.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Irani nuk e ka fshehur mbështetjen për Hamasin, duke e financuar dhe armatosur këtë grup dhe një grup tjetër militant palestinez, Islamic Jihad.

Sulmi i Hamasit të dielën, më i madhi ndaj Izraelit në dekadat e fundit, ndodhi në një kohë kur SHBA-ja i mbështeti përpjekjet për ta shtyrë Arabinë Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraeli, në këmbim të një marrëveshjeje të mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Riadit.

“Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur; megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, e cila është ndërmarrë nga Palestina vetë”, tha misioni i Iranit në OKB.

Lufta e luftëtarëve të Hamasit nëpër qytetet e Izraelit të shtunën është më vdekjeprurësja që prej sulmeve të Egjiptit dhe Sirisë në luftën Yom Kippur 50 vjet më parë.

Misioni i Iranit në OKB tha se “suksesi” i Hamasit erdhi sepse ishte befasi, e cila e zbuloi “dështimin më të madh” të organizatave të sigurisë të Izraelit.

“Ata po tentojnë ta arsyetojnë dështimin dhe t’ia atribuojnë atë inteligjencës së Iranit”, tha misioni iranian.

Si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit, Izraeli nisi bombardimet ndaj ndërtesave dhe shtëpive, tuneleve, xhamive dhe shtëpive të zyrtarëve të Hamasit në Gaza, duke i vrarë më shumë se 400 njerëz, përfshirë 20 fëmijë./REL

Publikohen pamjet, raketat ‘pushtojnë’ qiellin në Izrael - nuk ndalen sulmet terroriste nga Hamasi

Nga: A.M.

Sulmet nga Hamasi kanë vazhduar të dielën dhe të hënën, me Kupolën e Hekurt të Izraelit që ka kapur valë të vazhdueshme raketash.

Sulmi i befasishëm i Hamasit të shtunën në mëngjes erdhi vetëm një ditë pas 50-vjetorit të fillimit të Luftës së Yom Kipurit, e cila pa Izraelin të luftonte kërcënimet ekzistenciale nga fqinjët armiqësorë të udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, raporton Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Ushtarët dhe civilët izraelitë luftuan kundër militantëve të Hamasit në rrugët e Izraelit jugor pas një breshërie prej 2000 raketash të dërguara mbi kufi nga terroristët palestinezë, përveç një sulmi të egër tokësor.

Ushtarët izraelitë vazhduan luftimet kundër militantëve të Hamasit në rrugët e Izraelit jugor të dielën dhe ndërmorën sulme kundërpërgjigjëse që rrafshuan ndërtesa në Gaza.

Në Izraelin verior një shkëmbim i shkurtër sulmesh me militantët e Hezbollahut të Libanit përshkallëzoi frikën për zgjerimin e konfliktit.

SHBA-ja çon luftanije dhe avionë luftarakë afër Izraelit, pas sulmit nga Hamasi

Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën vonë se do ta dërgojnë një aeroplanmbajtës modern, luftanije dhe avionë luftarakë në lindje të Detit Mesdhe dhe se do t’i japin Izraelit pajisje dhe municion shtesë.

Ky vendimi i SHBA-së vjen pas sulmit nga Hamasi në jug të Izraelit, të cilin presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur “të paprecedent dhe të tmerrshëm”.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha të dielën se aeroplanmbajtësi USS Gerald R. Ford, një luftanije dhe katër shkatërrues raketorë janë nisur për Izrael. Do të dërgohen edhe avionë luftarakë amerikanë.

Shtëpia e Bardhë tha se do t’i dërgojë ndihma shtesë ushtarake Izraelit në ditët në vijim, duke thënë se SHBA-ja po punon për t’u siguruar se armiqtë e Izraelit nuk do të mundë të kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë.

USS Gerald R. Ford - aeroplanmbajtësi më modern dhe më i përparuar i marinës amerikane, dhe rreth 5.000 marinarët dhe avionët e saj luftarakë që do të shoqërohen nga luftanije dhe shkatërrues - kanë për qëllim të jetë të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj çdo gjëje, përfshirë parandalimin e dërgimit të armatimit shtesë Hamasit, si dhe vëzhgimin.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka shprehur mbështetjen e tij për sulmin e Hamasit, duke thënë se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për rrezikimin e rajonit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, tha se SHBA-ja nuk ka parë dëshmi të përfshirjes së drejtpërdrejt të Iranit, por tha se Irani e ka ndihmuar grupit me bazë në Gaza për shumë vite.

“Hamasi nuk do të ishte Hamasi pa përkrahjen që e ka marrë ndër vite nga Irani. Ne nuk kemi parë prova se Irani është i përfshirë në këtë sulm të caktuar, por mbështetja e tyre ndër vite është e qartë”, tha Blinken për US TV.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit, Irani e mohoi përfshirjen në sulmin kundër Izraelit, sipas Reuters./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat