Një anëtar i Hezbollahut është vrarë në një bombardim izraelit në Libanin jugor, kanë thënë dy burime pranë Hezbollahut dhe një burim sigurie në Liban, përcjell Bota sot.
Grupi ka mohuar të ketë kryer ndonjë operacion në Izrael.
Hezbollahu, një grup militant i fuqishëm në Libanin jugor, mbështetet nga Irani si Hamasi.
Granatime artilerie dhe të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në kufirin jugor të Libanit me Izraelin më herët gjatë ditës së sotme.
Krahu i armatosur i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.