Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka thënë se gjashtë gazetarë ishin në mesin e civilëve që u vranë, u plagosën ose u zhdukën në konfliktin e vazhdueshëm në Gaza.
Të shtunën, tre gazetarë palestinezë u qëlluan për vdekje teksa po raportonin.
Ata ishin Ibrahim Mohammad Lafi, një fotograf për agjencinë Ain Media, i cili ishte duke kaluar në Erez të Rripit të Gazës për në Izrael, dhe Mohammad Jarghoun, një reporter me Smart Media, i cili ishte në lindje të qytetit Rafah në Rripin jugor të Gazës.
Gazetari i pavarur Mohammad El Salhi u qëllua për vdekje në kufirin në lindje të Al-Bureij, një kamp refugjatësh palestinezë në Rripin qendror të Gazës.
Ibrahim Qanan, një korrespondent i kanalit Al Ghad, u plagos në qytetin Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës.
Dy fotografë palestinezë, Nidal Al-Wahidi nga kanali Al Najah dhe Haitham Abdelëahid nga agjencia Ain Media, gjithashtu janë raportuar të zhdukur që nga e shtuna, shkruan Al Jazeera.