Ka "tashmë prova të qarta" se krimet e luftës mund të jenë kryer nga të gjitha palët në konfliktin Izrael-Gaza, ka thënë një komision hetimor i emëruar nga OKB.
"Raportet se grupet e armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të neveritshme dhe nuk mund të tolerohen," tha komisioni.
"Marrja e pengjeve të civilëve dhe përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore janë krime lufte."
Ai shtoi se ishte "shumë i shqetësuar" me sulmet e Izraelit në Gaza dhe ndalimin e ujit, ushqimit dhe energjisë elektrike "që padyshim do t'i kushtojë jetë civilëve dhe përbën dënim kolektiv".
Komisioni u ka kërkuar Izraelit dhe grupeve të armatosura palestineze "të respektojnë rreptësisht ligjin ndërkombëtar humanitar".
OKB-ja krijon komisione hetimore dhe misione faktmbledhëse për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në mbarë botën.