Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Benny Gantz kanë rënë dakord të formojnë një qeveri emergjente, përcjell Bota sot.
Do të ngrihet gjithashtu një "kabinet lufte" - me Netanyahun, Gantz dhe ministrin e mbrojtjes të vendit.
Kjo do të thotë se gjatë periudhës së luftës, "nuk do të promovohet asnjë projektligj apo vendim qeveritar që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës" dhe të gjitha emërimet e larta do të zgjaten automatikisht gjatë periudhës së luftës.