Mitingje në mbështetje të çështjes palestineze janë zhvilluar në mbarë botën, përcjell Bota sot.
Në SHBA, pati marshime në dhjetëra qyteza dhe qytete, ku një nga më të mëdhenjtë u mbajt në Çikago.
Qindra dolën gjithashtu në kryeqytetin e Kilit Santiago – i cili ka komunitetin më të madh palestinez jashtë Lindjes së Mesme.
Në Afrikën e Jugut, protestuesit e krahasuan pushtimin e paligjshëm 75-vjeçar të Palestinës me padrejtësinë e aparteidit.