Një anëtar i lartë i Hamasit ka dhënë disa detaje interesante në lidhje me sulmin e së shtunës ndaj Izraelit.
Anëtar i lartë i Hamasit, Ali Baraka thotë se Rusia e vlerëson shumë sulmin e tyre ndaj izraelitëve.
Sulmi në këtë formë largon vëmendjen e SHBA-së dhe kështu ndihmon Rusinë në pushtimin e Ukrainës.
Ai gjithashtu thotë se sulmi palestinez ishte planifikuar gjatë dy vjetëve të fundit.
Zyrtari më tutje shtoi se më pak se pesë udhëheqës të formacionit ushtarak palestinezë e dinin saktësisht se çfarë dhe kur do të ndodhte.
Ndryshe, Hamasi papritur ka nis një sulm në territorin izraelit duke shkaktuar viktima të shumta ndërsa tashmë Izraeli po përgatitet të ndërhyjë me këmbësorin në Rripin e Gazës.