Katër persona u plagosën kur një predhë shpërtheu dy kate të një spitali në Gaza, sipas një udhëheqësi të kishës.
Kryepeshkopi Hosam Naoum, kryepeshkopi anglikan në Jerusalem, tha se spitali Arab Ahli u godit nga sulmet izraelite, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Salla e ekografisë dhe mamografisë është dëmtuar”, tha ai duke postuar foto nga shkatërrimi.
Spitali Ahli Arab (AAH), në qytetin qendror të Gazës, drejtohet nga Dioqeza Episkopale e Jeruzalemit.