“Mos u futni në kurthin që ua ka vendosur Hamasi” – ushtria izraelite thotë se “është zemërgjerë” me palestinezët

Azia

“Mos u futni në kurthin që ua ka vendosur Hamasi” – ushtria izraelite thotë se “është zemërgjerë” me palestinezët

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Jonathan Concrius, zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit (IDF), ka deklaruar se Izraeli do të fillojë “operacione të rëndësishme ushtarake” në Rripin e Gazës vetëm kur civilët të largohen nga ajo zonë.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit në Rripin e Gazës, të dinë se jemi shumë zemërgjerë kur bëhet fjalë për kohën. Kemi dhënë paralajmërimin – mbi 25 orë më parë. Nuk mund të them më shumë se kaq”, tha Concrius për CNN.

Ai porositi palestinezët që “të marrin gjësendet e tyre dhe të nisen drejt jugut”.

“Ruani jetët tuaja dhe mos u futni në grackën që ua ka përgatitur Hamasi”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

CNN raporton se gjysma e 2.2 milionë banorë në Rripin e Gazës jetojnë në pjesën që Izraeli u kërkoi të evakuohen.

Madje thuhet se dhjetëra mijëra palestinezë kanë shkuar në jug para paralajmërimit të parë të izraelitëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat