Kalimi i Rafahut - në kufi me Gazën jugore dhe Egjiptin - është granatuar nga Izraeli, ka pohuar një radio stacion i lidhur me Hamasin, përcjell Bota sot.
Mijëra palestinezë janë mbledhur atje ditët e fundit, mes shpresave se ata do të lejohen të largohen.
Pritej të hapej në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale për hyrjen e ndihmave në Gaza dhe për largimin e disa shtetasve të huaj - por Izraeli dhe Hamasi kanë thënë të dy se nuk ka armëpushim për të lehtësuar një marrëveshje të tillë.
SHBA-të kuptohet se po shtyjnë për një hapje mes një krize humanitare në rritje.