Një video që tregon një nga pengjet e marrë nga Izraeli dhe të mbajtur në Gaza është publikuar nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, përcjell Bota sot.
Kjo është videoja e parë e pengjeve e publikuar nga Hamasi pasi grupi militant sulmoi Izraelin më 7 tetor. Izraeli thotë se 199 persona mbahen robër në Gaza.
Në video, një e re thotë se quhet Maya Shem, ajo është 21 vjeç dhe nga Shoham, në Izrael.
Ajo thotë se është marrë peng nga Hamasi në një festë në Izrael dhe kërkon lirimin e saj.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se Maya ishte rrëmbyer nga Hamasi dhe thonë se janë në kontakt me familjen e saj, sipas një deklarate.
“Në këtë kohë, ne jemi duke vendosur të gjitha masat inteligjente dhe operacionale për kthimin e të gjithë pengjeve”, përfshirë Maya-n, thuhet në të.
BBC në përgjithësi nuk publikon video të pengjeve.