Sulmet ajrore izraelite goditën të martën dy kampe refugjatësh me popullsi të dendur në Gazën qendrore, sipas Ministrisë së Brendshme palestineze, duke rezultuar në viktima.
Kampi i refugjatëve Al-Bureij: Të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën si rezultat i një sulmi ajror që goditi një ndërtesë banimi në kampin në qendër të Gazës, sipas një mjeku në Spitalin Al-Aksa, raporton CNN.
Kampi i refugjatëve Al-Maghazi: Granatimet izraelite goditën gjithashtu një shkollë në kampin e vendosur në Gazën qendrore që strehonte persona të zhvendosur, tha të martën Ministria e Brendshme palestineze.
Të paktën gjashtë persona u vranë, sipas Spitalit Al-Aksa.