Një kamion i ngarkuar me arkivole mes njëzet automjeteve për të hyrë në Gaza
Gazetari, Rushdi Abu Alouf, ka parë kamionët e ndihmave që hyjnë nga Egjipti përmes kalimit Rafah.
Ai ka numëruar njëzet kamionë që kanë hyrë në Gaza deri më tani, thotë ai. Ky është numri që Izraeli ka thënë se do të lejojë të hyjë.
Njëri nga kamionët ishte i ngarkuar me arkivole, kurëse të tjerët mbanin ilaçe dhe karburant, raporton BBC.
Zyrtarët palestinezë thonë se katër mijë e njëqind e shtatë njerëz njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Hamasi depërtoi dhe sulmoi Izraelin dy javë më parë.
Vlen të përmendet ky numër i vdekjeve përfshin katërqind e shtatëdhjetë e një njerëz që ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se u vranë të martën në spitalin Arab Al-Ahli.
Ky numër është i kontestuar por një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit ka thënë se ishte “disa dhjetëra”.