Dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza gjatë natës, kanë thënë burime mjekësore për Reuters.
Ushtria izraelite dje tha se do të shtonte sulmet në Gaza ndërsa "fazat e ardhshme" të luftës shpalosen, përcjell Bota sot.
"Ne do të thellojmë sulmet tona për të minimizuar rreziqet për forcat tona në fazat e ardhshme të luftës.
Ne do të shtojmë sulmet, nga sot," u tha gazetarëve mbrëmë kundëradmirali Daniel Hagari.