Hapet kufiri në Gaza, niset karvani i dytë me 17 kamionë ndihma

Azia

Hapet kufiri në Gaza, niset karvani i dytë me 17 kamionë ndihma

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Një kolonë e dytë prej 17 kamionësh me ndihma kanë hyrë në anën egjiptiane të vendkalimit Rafah dhe janë nisur drejt Gazës, sipas mediave egjiptiane.

Të shtunën, 20 kamionë me ndihma kaluan në Gaza përmes së njëjtës rrugë, hera e parë që dikush hyn në territor që kur Izraeli vendosi një rrethim të plotë dy javë më parë.

Shefi i ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha më herët në Sky’s Sunday Morning se ai ishte “pesimist” nëse do të dërgoheshin ndihmat në Gaza sot.

Ai tha se ndihma e së shtunës ishte “një fillim shumë i mirë, por aspak afër” asaj që nevojitet për të ndihmuar dy milionë banorët e Gazës. Sipas tij, OKB është në bisedime me Izraelin, Egjiptin dhe SHBA-në rreth ndihmës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat