Sa kohë do t’i duhet Izraelit të “zhdukë” Hamasin, flet ministri izraelit i Mbrojtjes

Azia

Sa kohë do t’i duhet Izraelit të “zhdukë” Hamasin, flet ministri izraelit i Mbrojtjes

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Operacioni për neutralizimin e Hamasit në Rripin e Gazës mund të zgjasë deri në tre muaj, tha ministri i Mbrojtjes së Izraelit.

“Për sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit – në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) IDF-në”, citohet të ketë thënë Yoav Gallant nga zyra e tij, teksa u informua mbi sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe në kufirin verior.

Ai shtoi se do të ishte “operacioni i fundit manovrues në Gaza” për ushtrinë izraelite.

“Mund të duhen një muaj, dy ose tre, por në fund nuk do të ketë më Hamas”, tha ai, sipas zyrës së tij.

Ndryshe luftimet mes grupit Hamasit dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 17-të dhe mijëra persona kanë vdekur nga të dyja anët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat