Izraeli po përgatitet për një "operacion shumëpalësh" kundër Hamasit nga "ajri, toka dhe deti", tha të hënën ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant.
Gallant ka përfunduar një turne në bazën e Marinës Ashdod, ku ai tha se "ka kryer një vlerësim të situatës së operacioneve detare" dhe "shëtiti brigjet në kufirin jugor të Izraelit së bashku me komandantin e marinës VADM David Saar Salama", sipas Ministrisë së Mbrojtjes në e hënë, raporrton CNN, transmeton "Bota sot".
Në një deklaratë video, Gallant tha se ai përgëzoi punën e ushtarëve dhe komandantëve në "parandalimin e shumë sulmeve që do të kishin ndodhur" kundër Izraelit.
“Mesazhi im për ushtarët – bravo, keni bërë një punë të shkëlqyer! Vazhdoni të përgatiteni për operacionin tonë, ai do të vijë së shpejti. Ne po përgatitemi tërësisht për hapin tjetër - një operacion shumëpalësh në ajër, tokë dhe det," tha ai. "Bëni punën tuaj, përgatituni. Ne do të kemi nevojë për ju.”