Nurit Cooper, 79 vjeç dhe Yocheved Lifshitz, 85 - dy pengjet e moshuar të liruar nga Hamasi të hënën vonë - kanë mbërritur në Tel Aviv për trajtim mjekësor.
Hamasi tha se liroi gratë për arsye "humanitare" dhe shëndetësore, raporton BBC, transmeton "Bota sot".
Izraeli ka falënderuar Egjiptin për ndihmën e tij në ndërmjetësimin e lirimit të tyre dhe Kryqin e Kuq për "rolin e rëndësishëm" që luajti në sjelljen e të dyve në shtëpi.
Burri i zonjës Cooper, Amiram, 85 vjeç, dhe bashkëshorti i zonjës Lifshitz, Oded, 83 vjeç, mbahen ende nga Hamasi në Gaza, sipas zyrtarëve izraelitë.