Ushtria izraelite ka publikuar pamjet që thotë se janë kapur në kamerat e trupit të mbajtura nga sulmuesit e Hamasit.
Në këtë klip, militantët shihen duke qëlluar civilë gjatë inkursionit të tyre më 7 tetor, përcjell Bota sot.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e shpërndanë këtë video si pjesë e një koleksioni imazhesh që tregojnë sulmin.
Gazetarët e huaj u ftuan të shikonin një përmbledhje 43-minutëshe të pamjeve - por nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur e gjithë përmbajtja.
Izraeli publikoi gjithashtu dokumente që thotë se ishin marrë nga sulmuesit, njëri prej të cilëve është përshkruar si një "manual rrëmbimi".