Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndihmat e dërguara në Gaza, nuk janë mjaftueshëm të shpejta.
Ai këtë e tha si përgjigje ndaj një pyetjeje që i erdhi nga gazetarët gjatë një ceremonie të prezantimit të medaljeve, raporton Al Jazeera.
OKB-ja ka thënë se 54 kamionë kanë kaluar në Gaza që nga e shtuna, duke transportuar ilaçe, ushqim dhe ujë.
Ndërsa grupet humanitare kanë thënë se shkalla e dërgesave nuk është e mjaftueshme për popullatën e rrethuar.