Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se Izraeli kundërshton dërgesat e karburantit në Gaza.
Kjo sipas tij po bëhet sepse “Hamasi po e përdor atë për nevojat e tij operacionale”.
Punonjësit humanitarë brenda Gazës kanë thënë se karburanti është jashtëzakonisht i nevojshëm për të ofruar kujdes shëndetësor dhe për të fuqizuar pompat e ujit.
UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, ka thënë se do të detyrohet të ndalojë operacionet e saj nesër nëse nuk merr më shumë karburant, raporton Al Jazeera.
Ndërsa, shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths bëri thirrje për më shumë ndihmë, ku ai deklaroi se në kuadër të ndihmës duhet të përfshihet edhe karburanti.