Familjet e personave të cilët po mbahen peng në Gaza nga Hamasi, kanë paralajmëruar se do të fillojnë të protestojnë nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant nuk takohen me ta të shtunën.
Një zëdhënës i familjeve tha se ata planifikojnë të mblidhen në një shesh qendror në Tel Aviv, shkruan Al Jazeera.
Ata dëshirojnë takimin për shkak të shqetësimit të shtuar për të dashurit e tyre pasi Izraeli i shtoi sulmet në Gaza brenda natës.
Pretendimi i ushtrisë se po synon infrastrukturën nëntokësore ka nxitur frikën mes familjeve për pengjet që mban Hamasi.