Ushtria izraelite ka postuar imazhe që tregojnë ushtarët e saj duke u përgatitur për aktivitet tokësor në Gaza, përcjell Bota sot.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se Izraeli ka hyrë në fazën e dytë të luftës së tij me Hamasin dhe ka vendosur ushtarë dhe komandantë "në të gjithë" Rripin e Gazës.
Ai thotë se "kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë", duke shtuar: "Ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë".
"Ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi. Nuk do të tërhiqemi. Mbi tokë dhe nëntokë," shtoi ai.
Fotot u shfaqën në llogarinë zyrtare të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në X (i njohur më parë si Twitter).