​Izraeli serish thirrje për evakuimin e palestinezëve në Gaza: "Ky tani është një apel urgjent"

Azia

​Izraeli serish thirrje për evakuimin e palestinezëve në Gaza: "Ky tani është një apel urgjent"

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:57
Ilustrim

Ushtria e Izraelit tha sot se thirrjet e saj drejtuar palestinezëve në Rripin e Gazës për t'u evakuuar drejt jugut, larg fokusit kryesor të luftës kundër Hamasit, tani janë urgjente.

"Për dy javët e fundit, ne u kemi bërë thirrje banorëve të Rripit të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të lëvizin përkohësisht në jug. Lëvizja në jug është për sigurinë e tyre," tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.

“Sot theksojmë se kjo është një thirrje urgjente”, tha ai në një konferencë televizive.

Hagari shtoi se numri i personave të konfirmuar si pengje në Gaza që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor ishte rritur në 239.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat