Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan pak më parë se komandanti i Hamasit në zonën e Jambaliya u vra në një sulm ajror.
Sipas një njoftimi të përbashkët nga IDF dhe Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit), Ibrahim Biari u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës.
Theksohet se së bashku me Biarin u vranë “shumë terroristë”, ndërsa bombardimi shkaktoi shembjen e një strehe nëntokësore që po përdornin si bazë për sulmet e tyre.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kishte njoftuar se të paktën 50 persona u vranë nga sulmet izraelite në zonën e kampit Jambaliya.