Qindra palestinezë dolën në rrugët e Hebronit për të protestuar kundër sulmit vdekjeprurës izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, përcjell Bota sot.
Duke mbajtur flamujt e fraksioneve palestineze Hamas dhe Fatah, demonstruesit brohoritën kundër krimeve izraelite dhe kërkuan që Autoriteti Palestinez të ndalojë koordinimin e sigurisë me Izraelin.
Të tjerë mbanin postera të palestinezëve të vrarë dhe të plagosur në Rripin e Gazës.
Partitë politike kanë shpallur një grevë komerciale në Hebron të mërkurën.