Ushtria izraelite ka konfirmuar se nëntë ushtarë të saj janë vrarë në bastisjet gjatë natës në Gaza.
Kjo nënkupton se numri total i ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori ka arritur në më shumë se 320, raporton Al Jazeera.
Numri i ushtarëve që ka humbur dje gjatë natës është më i madhi që ka pësuar ushtria izraelite që nga ofensiva e saj tokësore në Gaza.
Ajo ka hasur në shumë rezistencë nga brigadat Qassam dhe luftëtarët e “Xhihadit Islamik” në disa zona të Gazës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se ata i prisnin ato humbje, sepse është një luftë dhe është çmimi që do të duhet të paguajnë.