IDF: Ligji nuk e ndalon përdorimin e bombave me fosfor të bardhë

Azia

IDF: Ligji nuk e ndalon përdorimin e bombave me fosfor të bardhë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Peter Lerner, një zëdhënës i IDF, la të hapur mundësinë që Izraeli të përdorë bomba me fosfor të bardhë për të sulmuar Rripin e Gazës.

Gjatë një interviste për Sky News dhe duke iu përgjigjur pretendimeve se Izraeli po përdor fosfor të bardhë, ai tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë incidenti të tillë. Megjithatë, ai deklaroi se “mund të përdoren”.

Kjo substancë përdoret për ndriçimin gjatë natës por kur përdoret si armë shkakton djegie të konsiderueshme.

“Do të isha shumë i kujdesshëm në përpjekjen për të gjykuar çdo aktivitet biznesi që ndodh. IDF operon sipas ligjeve të konfliktit të armatosur. Ligjet e konfliktit të armatosur nuk e ndalojnë përdorimin e tij. Nuk kam asnjë informacion nëse është përdorur”, tha Peter Lerner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat