Kolumbia tërheq ambasadorin nga Izraeli, deri në ndalim të ‘masakrës’ në Gaza

Azia

Kolumbia tërheq ambasadorin nga Izraeli, deri në ndalim të ‘masakrës’ në Gaza

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:07
Protesta pro-palestineze ne Kolumbi

Kolumbia njoftoi sot se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli për konsultime mbi situatën.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro në njoftimin e tij akuzonte Izraelin se po kryente një  “masakër” të palestinezëve në Gaza teksa po godet kundër grupit Hamas, të cilën vendi i tij nuk mund ta pranojë.

“Nëse Izraeli nuk ndalon masakrën e popullit palestinez ne nuk mund të qëndrojmë aty,” shkruante sot Petro në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter.

Në fillim të muajit Kolumbia kishte kërkuar largimin e ambasadorit izraelit nga Bogota, pasi Izraeli kishte njoftuar se po ndalonte eksportet e pajisjeve të sigurisë për vendin amerikano-latin, koment që erdhi pasi Petro kishte krahasuar veprimet e Izraelit në Gaza me gjenocidin e Gjermanisë Naziste ndaj hebrejve në Luftën e Dytë Botërore.

Kili gjithashtu ka tërhequr sot ambasadorin e tyre nga tel Avivi duke cituar si arsye “shkeljet e papranueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga Izraeli në Rripin e Gazës”, ndersa Bolivia ka nderprere marredheniet me Izraelin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat